Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Merrni zarfet”/ Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike
👁9284
Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se kompania e shpërndarjes ‘ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme’. “Ndërhyra këtu se desha të përcjell një thirrje, një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë...