Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Merrni masa”, FBI paralajmëron: Rreziku nga sulmet kibernetike iraniane nuk ka përfunduar
Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, i vendosur me ndërmjetësimin e SHBA-së, mund t’i ketë dhënë fund bombardimeve mes dy vendeve, por jo edhe rrezikut të sulmeve kibernetike nga Republika Islamike. Ekspertë të shërbimeve sekrete amerikane japin alarmin për këto të fundit. FBI dhe shërbimi i fshehtë NSA njoftuan së fundmi se pushimzjarri nuk e ka shmangur kërcënimin nga sulmet kibernetike. Grupet e hakerëve që mbështesin Teheranin mund të vazhdojnë të përpiqen të prishin ose të paralizojnë infrastrukturën kritike, si p.sh. rrjetin e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e transportit ose ekonominë, pohojnë dy agjencitë e njohura. Edhe sipërmarrjet e prodhimit...