Burimi:
Top-Channel.tv

Merret peng një person në rrugën “Lezhë-Tiranë”, autorët e futën me forcë në makinë pas një konflikti
👁10268
Një person dyshohet se është marrë peng në rrugën Lezhë-Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se shtetasi që është rrëmbyer është Dod Gjoka. Dyshohet se mes tij dhe autor/ëve, ka pasur një konflikt në një lokal. Kur kanë dalë jashtë, në zonën e parkimit, e kanë futur Gjokën me forcë në automjet. Policia thotë se ka identifikuar autorët, por emrat e tyre nuk i ka bërë ende publikë. Top Channel