Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Merret peng i riu tek ish-sheshi Shqiponja
👁9441
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një i ri është marrë peng, duke u dhunuar më parë në mënyrë barbare. Sipas gazetarit të SYRI TV, Klajdi Bodlli, ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh tek ish-sheshi Shqiponja, ndërsa i riu është futur në makinë me forcë. Policia e Tiranës është njoftuar për këtë ngjarje, ndërsa ka nisur kërkimet për makinën ku është marrë me forcë i riu. Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje si dhe shkaqet që çuan në këtë veprim të tyre.