Merret i pandehur Gentian Sula, lidhje korrupsioni me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij

Merret i pandehur Gentian Sula, lidhje korrupsioni me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij

Në ambientet e SPAK ka mbërritur edhe biznesmeni Gentian Sula, të cilit do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët në të njëjtën dosje që po hetohet Veliaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka marrë të pandehur më herët gjatë ditës së sotme edhe Ajola Xoxën, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenin Mirton Lika. Kujtojmë se biznesmeni Gentian Sula po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët...