Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë
Merr një tjetër drejtim hetimi ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i pajetë brenda një automjeti tip “Volvo”. Ndërsa fillimisht policia dyshoi për një vrasje me armë zjarri, të dhënat e reja nga vendngjarja kanë ngritur dyshimin se 46-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës. Sipas informacioneve të fundit, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit, një element që ka bërë që hetimet të përqendrohen te pista e vetëvrasjes. Po ashtu, pas verifikimeve dhe kontrollit të kamerave në zonë, është konstatuar se 46-vjeçari është vetëvrarë pasi në kamera duket vetëm një e shtënë. Ngjarja u zbulua rreth orës 20:20, kur Salla Operative e Policisë mori një telefonatë për një...
Burimi:
javanews.al