Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Merr flakë makina në aksin Levan-Tepelenë, shpëton çifti me dy fëmijët e vegjël
👁13069
Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Fratarit” përgjatë aksit kombëtar Levan-Tepelenë. Në të po udhëtonte një familje, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Sipas burimeve, drejtuesi ka dëgjuar një zhurmë të fortë në pjesën e poshtme të mjetit dhe ka ndaluar menjëherë në anë të rrugës. Menjëherë ai ka nxjerrë jashtë mjetit bashkëshorten dhe fëmijët, vetëm pak çaste para se të përfshihej totalisht nga flakët. Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit , por automjeti është shkrumbuar totalisht. Për disa minuta,...