Mërgimtarët arbër të epokës së Skënderbeut në vendet e huaja lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtim të atdheut të pushtuar!

Mërgimtarët arbër të epokës së Skënderbeut në vendet e huaja lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtim të atdheut të pushtuar!

Jahja Drancolli Nga një seri shumë e gjatë gjurmësh të pashlyeshme arbërore brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në postimin e radhës do të veçoja një pllakë varri (pllakë mermeri) e vitit 1531, kushtim ky i Pietro Bembo-s (poet i madh venedikas i Rilindjes Europiane) kushtuar Leonik Nikollë Tomeut, e cila sot e gjithë ditën ruhet në Kishën e Shën Françeskut në Padova, në qendër të qytetit. Përballë kishës në fjalë ndodhet shtëpia e arbërit të ditur (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo). Përmbajtja e lapidarit ruan disa rreshta në latinishtën elegante, të cilat vetëm Pietro Bembo arriti të përmbledhë në mënyrë të mrekullueshme të gjithë veprimtarinë, sinqeritetin dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit...