‘Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…’! Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste

‘Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…’! Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste

TIRANË-Policia e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë dalë me sqarime zyrtare lidhur me rastet e denoncuara mbrëmjen e djeshme (15 tetor) gjatë protestës së studentëve.  Konkretisht në rrjete u pretendua se mercenarë serbë janë angazhuar për të arrestuar dhe dhunuar protestuesit në Tiranë. Policia e Shtetit rrëzon poshtë pretendimet për angazhimin e mercenarëve nga Serbia në protestë, për të kryer arrestime e dhunime në masë ndaj protestuesve. Në njoftimin zyrtar Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Aludime pati edhe se policia serbe dhe persona të pa identifikuar po rrëmbenin vajza, duke publikuar video. Lidhur me këtë...