MEPJ, marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare

MEPJ, marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për studimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare. Sipas MEPJ, në fokus është periudha mes dy luftërave botërore dhe trashëgimia shqiptare në rajon. “Bashkëpunimi ka tashmë një pikënisje konkrete: dokumentet e përzgjedhura nga studiuesit e Institutit në Arkivin Historik dhe Diplomatik. Studimi i tyre do të krijojë bazën për kërkime, botime dhe veprimtari shkencore të përbashkëta”, njoftoi MEPJ. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dokumentet arkivore hedhin dritë mbi veprimtarinë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, marrëdhëniet me komunitetet shqiptare në rajon, si dhe përpjekjet për ruajtjen e identitetit, arsimit dhe kulturës shqiptare. “Vitet 1918–1939 sollën ndryshime të mëdha politike e...