Mëngjes i freskët, mesditë e nxehtë! Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Mëngjes i freskët, mesditë e nxehtë! Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kjo e mërkurë ka regjistruar temperatura të ulëta në mëngjes, teksa vlerat ditore do të ndryshojnë ndjeshëm gjatë ditës. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por në alternim me retë gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë arritur në 8 gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale do të arrijë në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 38 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv