Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Menduan se po kërkonte një thesar, zbulohet misteri i helikopterit me “unazë gjigante” në Turqi
Pamjet e një helikopteri duke fluturuar me një strukturë të madhe rrethore në zonën e Gümüşhane në Turqi, shkaktuan kuriozitet dhe thashetheme mes banorëve të zonës, të cilët dyshuan se bëhej fjalë për një “gjueti thesari”. Mediat turke bëjnë të ditur se e vërteta doli të ishte krejt ndryshe, pasi helikopteri ishte pjesë e projektit “Studim Elektromagnetik Gjeofizik Ajror”, i organizuar nga Kërkimi Teknik i Mineraleve (MTA), me qëllim identifikimin nga ajri të potencialit mineral metalik të rajonit. Helikopteri ishte i pajisur me sensorë gjeofizikë të avancuar, të aftë për të mbledhur të dhëna nga ajri. Këto të dhëna shërbejnë për krijimin e modeleve dy- dhe tridimensionale të nëntokës, që ndihmojnë në identifikimin e zonave me interes për burime minerale. Teknologjia e përdorur u përshkrua...