Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Mendja gjeniale e Leonardo Da Vinçit
Nga Jonathan Pevsner Përgjatë shekujve, çdo brez e ka interpretuar Leonardo da Vinçin (1452-1519), duke e cilësuar si tejet modern. Po cila është domethënia që ka Leonardo në epokën tonë. Natyra jonë bazike si qenie njerëzore, nuk ka ndryshuar në 500 e kusur vite, por mjedisi ynë është shndërruar në një shkallë të jashtëzakonshme, së bashku me perspektivat tona mbi arritjet e tij, dhe tonat gjithashtu. Natyra e gjeniut Leonardo ishte një gjeni, dhe një simbol i fuqishëm i “njeriut universal”, për shkak të interesave të tij të gjera në art, shkencë dhe teknologji, që përfshjnë disiplina, nga kimia (ai zbuloi acetonin) në astronomi (ai zbuloi fazat e ndriçimit të hënës) në matematikë (ai zbuloi qendrën e gravitetit të një piramide), dhe deri tek puna...