Memli Kelmendi: “Siparantum” po dëshmon potencialin artistik të Kosovës

Memli Kelmendi: “Siparantum” po dëshmon potencialin artistik të Kosovës

Sukseset e korit “Siparantum” në Malajzi janë vlerësuar si një tjetër dëshmi e potencialit artistik të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Për këtë rrugëtim dhe sfidat e tij në RTK ka folur dirigjenti i korit, Memli Kelmendi. Kelmendi tha se udhëtimi drejt Malajzisë ishte sfidues, duke marrë parasysh distancën dhe numrin e madh të anëtarëve të korit që morën pjesë në këtë rrugëtim. “Ky rrugëtim ka qenë shumë sfidues sepse po flasim për një vend të largët siç është Malajzia. Një rrugëtim ku janë pjesë e korit 42 anëtarë, thënë të drejtën nuk ka qenë e lehtë të realizohet. Mirëpo kemi pasur mbështetje dhe falë vullnetit e përkushtimit të të gjithë anëtarëve të korit, kemi arritur ta realizojmë edhe këtë projekt që për neve ka qenë...