Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Duke folur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në SHBA, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndryshuar tonin e qëndrimit të Italisë ndaj luftës në Gaza, duke argumentuar se reagimi ushtarak izraelit pas sulmit të 7 tetorit ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit, duke kaluar “vijën e kuqe”. Kryeministrja italiane, pasi iu referua sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe nevojës për t’u përballur me terrorizmin, theksoi se operacioni ushtarak i Izraelit “e kaloi këtë vijë”, duke shkelur, siç tha ajo, rregullat e së drejtës humanitare dhe duke shkaktuar një “masakër civilësh”. “Izraeli e ka “kaluar atë vijë”, ka shkelur normat humanitare dhe ka shkaktuar një “masakër civilësh”. Për rrjedhojë, Italia do të mbështesë sanksionet evropiane kundër Izraelit”, tha ajo. Giorgia Meloni njoftoi se Italia do të...