Meloni dhe Macron thirrje Trumpit: Tarifat janë pa sens, do dëmtohej ekonomia globale

Meloni dhe Macron thirrje Trumpit: Tarifat janë pa sens, do dëmtohej ekonomia globale

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë shprehur shqetësime serioze lidhur me mundësinë e një lufte tarifore mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, pas paralajmërimeve për rritje të tarifave nga administrata e Donald Trump. Meloni e cilësoi idenë e një përshkallëzimi tarifor si “pothuajse pa sens”, duke theksuar se një luftë e tillë do të godiste qytetarët dhe bizneset evropiane, rrezikonte rritjen e inflacionit dhe do të dëmtonte ekonominë globale. Ajo apeloi për dialog dhe bashkëpunim, duke u shprehur: “Nuk duhet të biem në kurthin e hakmarrjes tarifore. Kjo do të ishte një spirale e rrezikshme.”...
Burimi: Javanews.al