Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Meloditë e Mesdheut’ magjepsin Durrësin, Inva Mula interpreton repertor të zgjedhur
Amfiteatri antik i Durrësit u kthye në një skenë magjike ku muzika, arti dhe historia u bashkuan në koncertin “Meloditë e Mesdheut”, duke sjellë emocione të forta dhe përjetime të veçanta për publikun. Sopranoja e njohur Inva Mula, një nga zërat më të mëdhenj të skenës operistike shqiptare dhe ndërkombëtare, u ngjit për herë të parë në skenën e këtij monumenti historik. Ajo interpretoi një repertor të zgjedhur enkas për publikun durrsak, e shoqëruar nga instrumentistët virtuozë Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violinçel, si dhe kori i fëmijëve “Okarina”. Sopranoja ndau emocionet e këtij debutimi në Amfiteatër, duke e cilësuar koncertin si një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme. Edhe pianisti Ekland Hasa shprehu emocionin e të performuarit për herë të parë...