Meksikë/ Vritet kandidatja për kryetare bashkie, 2 javë përpara zgjedhjeve

Meksikë/ Vritet kandidatja për kryetare bashkie, 2 javë përpara zgjedhjeve

Një tjetër akt i dhunës politike ka tronditur Meksikën përpara zgjedhjeve të 1 qershorit. Yesenia Lara Gutiérrez, kandidate për kryetare bashkie nga partia qeverisëse Morena, u vra të dielën gjatë një sulmi të armatosur në qytetin Texistepec, në shtetin bregdetar të Veracruz. Autoritetet meksikane konfirmuan se së bashku me Gutiérrez humbën jetën edhe katër persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi ndodhi teksa ajo po udhëhiqte një karvan mbështetësish nëpër qytet. Texistepec është një qytet me rreth 20 mijë banorë, i vendosur në jugperëndim të Coatzacoalcos, një port i rëndësishëm industrial i lidhur...
Burimi: Syri.net