Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump
👁4772
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se do të njoftojë masa të reja në përgjigje të tarifave më të larta të çelikut dhe aluminit të SHBA-së nëse nuk arrihet një marrëveshje. Sheinbaum thotë se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, janë “të padrejta” dhe përgjigja e Meksikës nuk do të jetë “sy për sy”. Masat do të shpallen javën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Më parë, ju sollëm komentet e ministrit të ekonomisë së Meksikës, Marcelo Ebrard, i cili tha se Meksika do të kërkonte një përjashtim nga tarifa më e lartë . Top Channel