Meidani përkujton Nënë Terezën: “Gonxhe për ne, Nënë Tereza për botën”
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës, duke vënë në pah prejardhjen e saj shqiptare dhe lidhjen e saj të veçantë me Shkupin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani e ka cilësuar Nënë Terezën si një figurë që bashkon identitetin shqiptar, qytetin e Shkupit dhe përmasën universale të humanizmit. “E lindur në Shkup Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mori me vete identitetin, besimin dhe forcën e prejardhjes së saj shqiptare, dhe misionin e saj e shtriu në mbarë botën”, shkruan ambasadori. Në fund të mesazhit të tij, Meidani e përmbledh figurën e saj përmes një mesazhi të shkurtër, por domethënës: “Gonxhe për ne. Nënë Tereza për botën. Shenjtore për njerëzimin.” Mesazhi i ambasadorit vjen në një periudhë...
Burimi:
kohajone.com