Mehmet Elezi: Tej një “legjende urbane” për Krasniqen

Mehmet Elezi: Tej një “legjende urbane” për Krasniqen

Nga Mehmet Elezi 1. Emërvendi Krasniqe, mjaft i përhapur edhe si mbiemër në trajtën Krasniqi dhe rrallë Krasniqja, sidomos në Kosovë, i ka ngacmuar hulumtuesit e huaj. Megjithatë s’kanë shkuar më larg se shenimi i gojëdhanave rreth tij. Herë-herë kanë hamendësuar rrëshqitazi, pa u marrë përnjëmend me të. Me sa dimë, as ndonjë kërkues shqiptar s’e ka shprushur. Për veshët e një të huaji ngjan si emërvend sllav. Siç ndodh me disa legjenda urbane që merren thuajse të mirëqena, një prejardhje që niset nga gojëdhanat dhe nga përshtypja që le tingëllimi i emrit në dëgjim të parë, jo rrallë pranohet...