Mehmet Elezi: Kthehu në shtator!
Mehmet Elezi Tregim nga Mehmet Elezi Qeshë njohur me Dashin gjatë shërbimit të parë si gazetar, në një rrethanë fort të çuditshme. Nuk di si ndodhi që më ngjiti e i ngjita, na ra gjaku ndërveti, siç thonë, dhe nuk ma përsëriti kurrë më shprehjen pak ironike të ditës së parë, ohu, ku ti, intelektual kryeqyteti, e ku unë, proletar. Do të kthehemi pesë minuta nga shtëpia, ke një plan pesëvjeçar pa ardhur, nguli këmbë. Rina pruri një pulë të pjekur, që nxirrte avull. Dash, nuk e ve në gojë, i thashë, pa m’u betuar se nuk është e vjedhur. Të betohem për këta sy, e vjedhur është, tha. Iu bënë qukat në faqe si me qenë vajzë e re dhe i xixëlluan sytë,...
Burimi:
kultplus.com