Medvedev kërcënon botën: Rusia mund të godasë e para me armë bërthamore
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një tjetër paralajmërim për përdorimin e armëve bërthamore, duke deklaruar se Moska mund të godasë e para nëse vlerëson se ekzistenca e shtetit rus është në rrezik. Deklarata është bërë në një artikull të botuar në revistën “Moscow Journal of International Law”, ku Medvedev analizon doktrinën bërthamore ruse dhe kushtet që, sipas Moskës, mund të justifikojnë përdorimin e këtyre armëve. Ai argumenton se kërcënimet ushtarake ndaj Rusisë, përfshirë sulmet në shkallë të gjerë me mjete jobërthamore ajrore dhe hapësinore, mund të krijojnë rrethana për shqyrtimin e një sulmi bërthamor parandalues. Sipas Medvedevit, sulme të tilla mund të shkaktojnë katastrofa teknologjike, mjedisore dhe sociale, duke përbërë një rrezik serioz për sigurinë kombëtare ruse. Në artikull,...
Burimi:
ntv.al