Marta Kos jep sinjalin nga Athina: Shqipëria mes katër vendeve në krye të garës
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka renditur Shqipërinë mes katër vendeve që kryesojnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke veçuar së bashku me Malin e Zi përparimin në negociata. Deklarata u bë në Athinë, gjatë takimit të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku Kos shprehu pritshmërinë që presidenca e ardhshme greke e Këshillit të BE-së të kontribuojë në avancimin e procesit të zgjerimit. Greqia do të marrë presidencën në korrik 2027 dhe do ta mbajë deri në fund të vitit, periudhë që përkon me objektivin e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit. Kjo e vendos Athinën në një pozicion të rëndësishëm për ecurinë e procesit shqiptar. Por marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur edhe momente tensioni. Tre vite më parë, Greqia...
Burimi:
ntv.al