Dy armë brenda makinës së djegur, dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Fier

Dy armë brenda makinës së djegur, dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Fier

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe u plagos nipi i tij. Grupi hetimor ka gjetur dy armë zjarri brenda automjetit që u zbulua duke u djegur në fshatin Dërmenas. Sipas dyshimeve paraprake, makina është përdorur nga autorët për t’u larguar pas ekzekutimit dhe më pas është djegur në përpjekje për të zhdukur gjurmët që mund t’i çonin hetuesit drejt tyre. Atentati ndodhi rreth orës 09:40 të së hënës, në lagjen “1 Maji” në Fier. Selami Hasani u qëllua me breshëri plumbash në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së tij, në momentin që ishte duke punuar. Detaje për ngjarjen dha edhe nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj. Ai konfirmoi se...