Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mediat serbe: Gjendje shtetrrethimi, forcat speciale mbrojnë kombëtaren tonë në Tiranë (fotot)
👁10616
6 Qershor 2025 14:43 Alfred Lleshi Kombëtarja e Serbisë ka zbarkuar në Tiranë, direkt në hotelin “Hilton”, ku do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar, e shoqëruar nga forca të shumta policore shqiptare. Vetë mediat serbe janë habitur nga “gjendja e shtetrrethimit”, sikurse e përshkruajnë ato. “Kurir” nënvizon përmes gazetarëve të vet: “Kombëtarja ka mbërritur në Tiranë, në qytet ka GJENDJE SHTETRRETHIMI! Forcat SPECIALE të policisë ruajnë Stojkovic dhe të përzgjedhurit e tij. Askush nuk mund t’i afrohet hotelit. Sikurse dihet, kombëtaret e futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 të shtunën, më...