Mediat ndërkombëtare: Revoltë mbi qeverinë e Ramës! Topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës kombëtare të kësaj të shtune, 7 nëntor në Tiranë. Bloomberg shkruan mbi dhunën policore ndaj të rinjve protestues, duke treguar arbitraritetin e forcave policore përballë studentëve. ‘Policia shqiptare përdori topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve antiqeveritarë në Tiranë të shtunën, ndërsa javët e trazirave vazhduan të ushtrojnë presion mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama’, shkruan Bloomberg përmes një statusi në platformën sociale X.
Burimi:
sot.com.al