Burimi:
Telesport.al

Mediat kritikojnë Kompany pas humbjes me Interin: Guerreiro nuk është trekuartist!
👁5209
9 Prill 2025 16:23 Telesport Befasia e trajnerit Kompany në ndeshjen Bayern-Inter (1-2) mbrëmjen e së martës në Champions League ishte pozicionimi i portugezit Guerreiro si trekuartist. Me mungesën e yllit Musiala (praktikisht ka humbur sezonin), pritej që pas Harry Kane të luante Muller ose Gnabry, por trajneri belg veproi ndryshe. Ai mori një vendim të guximshëm dhe të pazakontë, që ngjan me veprimet e papritura të Guardiolës kur punonte te Bayern. Askush nuk e priste, sepse portugezi këtë sezon ka luajtur vetëm një herë në këtë rol. Ndryshe nga Guerreiro, Muller thuajse gjithmonë ka luajtur si numër 10, pas...