Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mediat izraelite: Trump-Netanyahu patën një debat telefonik për Iranin. Presidenti amerikan: Dua një zgjidhje diplomatike
👁9894
Televizioni izraelit Channel 12 News raportoi se ka pasur një “bisedë telefonike intensive” midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut javën e kaluar lidhur me çështjen e Iranit, në kundërshtim me deklaratat publike rreth komunikimit të dy udhëheqësve në një atmosferë të mirë. Sipas raportit, të riprodhuar gjithashtu nga Times of Israel, biseda u karakterizua nga mosmarrëveshje të forta, me Trumpin që i tha Netanyahut: “Dua një zgjidhje diplomatike me iranianët. Besoj në aftësinë time për të arritur një marrëveshje të mirë”. Sipas të njëjtit burim, presidenti amerikan theksoi interesin e tij për një marrëveshje që do t’u shërbente interesave të të dyja palëve. Nga ana e saj, megjithatë, zyra e...