Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Italia vijon të jetë e ndarë pas ngjarjes së ndodhur natën mes 19 dhe 20 shtatorit në Baldissero d’Alba, ku Roberto Mollo hapi zjarr ndaj një grupi hajdutësh, duke zbrazur pothuajse të gjithë karikatorin e armës së tij dhe duke vrarë 36-vjeçarin shqiptar Gjovalin Lazri. Teksa hetimet po përqendrohen te dinamika e të shtënave, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për jetën e shqiptarit dhe orët e fundit para tragjedisë. Sipas hipotezës mbi të cilën po punojnë hetuesit, Gjovalin Lazri mund të mos jetë qëlluar pranë shtëpisë ku kishte hyrë grupi, por në momentin kur po largohej bashkë me personat e tjerë, rreth 30 deri në 40 metra larg pronës. Pikërisht për këtë arsye autopsia dhe ekspertiza balistike konsiderohen vendimtare. Kush ishte Gjovalin Lazri...