Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mediat greke: Tentoi të rrëmbejë vajzën nga nëna e saj dhe u fsheh në pyll, policia prangos 48-vjeçarin shqiptar
Mediat greke njoftojnë se është arrestuar një 48-vjeçar shtetas shqiptar në Kakovatos Zacharos në Greqi, pasi u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm. Siç raporton patrisnews.com, ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna, motra e saj dhe gjyshja e fëmijës dolën me fëmijët për një shëtitje. Papritmas, 48-vjeçari e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën. Nëna luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e tyre u turrën drejt tij për ta ndaluar. Britmat mobilizuan edhe...