Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump po promovojnë kandidaturën e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raportoi Wall Street Journal. Sipas gazetës amerikane, Orbán mund të shndërrohet në një kandidat të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës për drejtimin e OKB-së. Burime nga të tria vendet kanë deklaruar se administrata Trump e mbështet idenë e kandidimit të ish-liderit hungarez. Viktor Orbán humbi pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në Hungari në muajin prill, kur partia “Tisza” e Péter Magyar i dha fund qeverisjes së tij 16-vjeçare me shumicë absolute. Politikat e tij konservatore dhe kritikat ndërkombëtare lidhur me gjendjen e shtetit të së drejtës në Hungari kanë shkaktuar tensione me Bashkimin...