Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Media ndërkombëtare: Thirrja e Berishës për protesta hedh hije mbi zgjedhjet në Shqipëri
👁2578
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, partia kryesore opozitare në Shqipëri, bëri thirrje të martën për protesta, pasi refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Pas numërimit të 98% të votave, u shpall se Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama kishte fituar. “Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja më masive e votës publike në gjithë historinë elektorale të Shqipërisë. Ne nuk do të pajtohemi kurrë me këto zgjedhje,” tha Berisha, i cituar nga portali Balkan Insight. Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë bëri thirrje për një protestë të premten, ditë në të cilën liderët evropianë do...