Media e huaj: Riviera Shqiptare, perla e Mesdheut me ujëra bruz

Media e huaj: Riviera Shqiptare, perla e Mesdheut me ujëra bruz

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë edhe jashtë sezonit të verës, falë plazheve me ujëra bruz, temperaturave të ngrohta dhe çmimeve më të përballueshme. Në një artikull të publikuar nga “Travel Off Path” veçohet Shqipëria e jugut dhe veçanërisht Ksamili si alternativa ideale kundrejt destinacioneve më të kushtueshme të Mesdheut, duke theksuar se fillimi i tetorit, ofron ende një mundësi për të shijuar detin, plazhet dhe atmosferën e qetë pas largimit të turmave të vizitorëve. Kjo rivierë e Mesdheut, me plazhe bruz, vjeshtë të ngrohtë dhe hotele buzë detit për vetëm 35 dollarë, po thyen rekordet e turizmit. Kudo shihen turistë që flasin për ngjyrat e vjeshtës dhe po planifikojnë udhëtime për të shijuar këtë periudhë, veshjet e trasha...