Media e huaj: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

Media e huaj: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare si një nga destinacionet evropiane që ruan atmosferën e verës edhe kur vjeshta ka mbërritur, me ujëra të kristalta, plazhe të bardha dhe mot të ngrohtë që zgjat deri në tetor, shkruan Stacey Leasca në revistën amerikane të udhëtimit “Travel+Leisure”. Ky fshat i vogël bregdetar është konsideruar si “Karaibet e Evropës”, me ujërat më të kristalta në botë – dhe motin e ngrohtë që vazhdon deri në vjeshtë. Është destinacioni ideal për të shijuar diellin e fundit të sezonit, koktejet dhe udhëtimet nga një ishull në tjetrin, deri në Korfuz. Edhe pse moti i vjeshtës ka filluar të ndihet, kjo nuk do të thotë se e keni humbur mundësinë për të përjetuar një...