Media britanike: Nga plazhet te peizazhet natyrore, eksperti britanik vlerëson potencialin turistik të Shqipërisë
Eksperti britanik i udhëtimeve, Rory King, i cili ka vizituar 80 vende të botës, rekomandon një destinacion evropian që ia vlen të vizitohet dhe që ndodhet vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe, shkruan Amy Jones në median britanike të udhëtimit “Wales Online”. Pas një përvoje të pasur udhëtimesh në rreth 80 vende të botës, eksperti britanik i udhëtimeve, Rory King, ka rekomanduar një destinacion evropian më pak të njohur, i cili ofron mundësinë për të shijuar pushime të qeta, larg fluksit të madh të turistëve. Zgjedhja e një destinacioni të njohur për pushimet jashtë vendit, shpesh shihet si një alternativë e sigurt, pasi bëhet fjalë për vende, që tërheqin vazhdimisht vizitorë dhe që janë të pranishme në itineraret e zakonshme turistike. Megjithatë, popullariteti nuk...
Burimi:
kohajone.com