Media amerikane rekomandon Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u vizituar këtë vjeshtë

Media amerikane rekomandon Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u vizituar këtë vjeshtë

Tirana po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga qytetet evropiane, që mund të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm, veçanërisht gjatë vjeshtës, kur numri i turistëve dhe çmimet kanë tendencë të bien, shkruan Camilla Foster në një artikull të botuar në median amerikane “Tri-City Herald”. Kryeqyteti shqiptar është përfshirë në një listë me pesë destinacione evropiane që rekomandohen për këtë sezon, falë atmosferës së tij shumëngjyrëshe, historisë dhe zonave të ndryshme që mund të zbulohen në këmbë. Vjeshta konsiderohet periudha ideale për të vizituar disa nga qytetet më të bukura të Evropës, në një atmosferë më të qetë dhe larg fluksit të madh të turistëve që krijohet gjatë sezonit të verës. Shtatori dhe tetori konsiderohen shpesh si periudha ndërmjetëse e sezonit turistik,...