
Me150 mijë euro botoks, arrestohet shtetasi turk në Prishtinë
👁4635
Një shtetas turk ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi iu gjetën 150 mijë euro botoks. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, te i cili kanë gjetur një sasi të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Kosova Press. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 euro....
Burimi:
Syri.net