Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Me Xi Jinping në krah, Putin shfaq forcën! Drone, mijëra ushtarë dhe armë bërthamore në paradën e madhe në Moskë
👁12981
Vladimir Putin vlerësoi “trimërinë” e ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë sot, në një fjalim që mbajti para personelit ushtarak dhe rreth 20 udhëheqësve të huaj që ishin mbledhur në Sheshin e Kuq në Moskë për të marrë pjesë në festimet për 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Putin, me Xi Jinping në krah, hoqi edhe një herë paralele historike midis Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Ukrainës nga Moska, me rastin e 9 majit. “I gjithë vendi, shoqëria, populli mbështesin ata që marrin pjesë në operacionin special ushtarak” në Ukrainë, tha presidenti rus, duke përdorur termin që Moska ka përdorur për të përshkruar pushtimin e...