Me trup në Komo, por me mendjen në Napoli! Lojtarët e Interit ndjekin napoletanët në telefon gjatë ndeshjes

Me trup në Komo, por me mendjen në Napoli! Lojtarët e Interit ndjekin napoletanët në telefon gjatë ndeshjes

Mbrëmjen e sotme vendoset përfundimisht çështja e titullit kampion. Interi dhe Napoli luajnë paralelisht ndeshjen e tyre të fundit të këtij sezoni të Serisë A. Megjithëse me trup gjenden në Komo, lojtarët e stolit të Interit e kanë pasur mendjen e tyre në Napoli. Stoli i rezervave të zikaltërve ishte duke ndjekur nëpërmjet telefonit përballjen Napoli-Kaljari, për të mësuar në kohë reale rezultatin e konkurentit të drejtpërdrejtë për titullin kampion./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com