“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestuesit: Do ia lë drejtësisë të veprojë!

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestuesit: Do ia lë drejtësisë të veprojë!

Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar pas incidentit të ndodhur teksa po hynte në ambientet e Kuvendit. Luarasi deklaron se është përballur me një grup vajzash që e kanë fyer dhe akuzuar me thirrje si “hajdute”. Në reagimin e saj, deputetja e ka cilësuar ngjarjen si një rast dhune verbale dhe ka bërë të ditur se do ta denoncojë, duke ia lënë drejtësisë për të vepruar. “Sot duke hyrë në Parlament disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularë gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, po sepse pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra për të mbrojtur gratë....