Më shumë turistë, por edhe para! 874 mln euro në 3 muaj, as shqiptarët nuk u kursyen jashtë vendit

Më shumë turistë, por edhe para! 874 mln euro në 3 muaj, as shqiptarët nuk u kursyen jashtë vendit

Turistët po tregohen më dorëlëshuar në pushimet që po zhvillojnë në Shqipëri, ndërsa vendi ynë po fiton më shumë nga ky sektor. 1.62 milionë turistë shpenzuan 874.36 milionë euro në 3 muajt e parë, me një rritje prej afro 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ose thënë ndryshe, një i huaj shpenzoi mesatarisht në vendin tonë 537 euro për person, nga 513 euro në tremujorin e parë të 2024. Pas nuk mbeten as shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit. Muajt janar-shkurt-mars i nxitën shqiptarët të udhëtonin më shumë jashtë vendit, duke regjistruar 579 milionë euro shpenzime, me një...
Burimi: Top-Channel.tv