Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq
Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip “Volkswagen” ka “fluturuar” me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij qyteti duke goditur një nga pemët disa metra më tutje, në afërsi të një lokali i cili në momentin e aksidentit ka qenë i populluar. Nga aksidenti ka ngelur rëndë i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.