No Image Available

ME RUSINË KEQ NË POLITIKË, MIRË NË LLOGARI

Gjermania dhe Rusia i kanë marrëdhëniet keq. Shumë keq. Por, me sa duket, jo çdo marrëdhënie e lexon të njëjtin fjalim. Disa lexojnë bilancin. Një investigim ndërkombëtar, ku marrin pjesë Nju Jork Tajms, Financial Times dhe Le Monde, ka nxjerrë në dritë miliona dokumente të brendshme të Deutsche Bank. Në qendër janë edhe marrëdhëniet e bankës gjermane me oligarkët rusë dhe vazhdimi i tyre, pavarësisht paralajmërimeve të brendshme për rreziqet. Pra, ndërsa politika fliste për distancim, brenda bankës kishte ende arsye për t’u afruar. Arsye financiare, sigurisht. Miqësia është më e qëndrueshme kur sjell komision. Investigimi, i quajtur “Inside Deutsche Bank”, mbështetet në mbi pesëmbëdhjetë milionë dokumente të rrjedhura. Në shqyrtimin e tyre kanë marrë pjesë mbi dyqind gazetarë nga dhjetëra media ndërkombëtare. Sipas raportimeve,...