Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Më rrahën para zyrës”/ Reagon Xhelal Mziu: Zyrtarin s’e godita unë, por nipi im
👁8212
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu që është edhe drejtues politik i qarkut të Dibrës po përballet me drejtësinë bashkë me nipin me akuzën e dhunës ndaj një zyrtari në Ostren. Policia thotë se dy të akuzuarit, xhaxha dhe nip, banues në Tiranë, dyshohet se rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, kanë goditur me grushte 33-vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike. 33-vjeçari Kalosh Murra është një zyrtar vendor në fshatin Ostren ndërsa incidenti ka ndodhur para ambienteve të kësaj njësie. Kalosh Murra...