Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vau Dejës finalizoi operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar që lëvizte i armatosur në fshatin Nënshat. I arrestuari, shtetasi E. P., u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje. Operacioni i policisë është pjesë e aksioneve për identifikimin dhe ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Burimi: Javanews.al