Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Më pëlqen kur thonë se shënoj i vetëm me portën”; Haaland iu përgjigjet me stil kritikëve
Duke parë rrjedhën e sezonit të kaluar me Manchester City në Premier League dhe kualifikim të vështirë në Champions League, kuota prej 34 golash në 48 ndeshje e Erling Haaland kaloi disi në plan të dytë. Sidoqoftë, gjiganti norvegjez, edhe në momentin më të ndërlikuar të historisë së fundit të klubit anglez, nuk u largua nga Guardiola dhe shokët e tij. Përkundrazi, firmosi një rinovim të përjetshëm deri në vitin 2034, duke iu dhënë fund edhe thashethemeve që e lidhnin me Real Madridin, si ëndërr e ndaluar e Florentino Perez. Makthi i mbrojtësve në Premier League, Haaland shfrytëzoi kopertinën që...