Më pëlqejnë njerëzit besnikë, këmbëngulës, me kritere, me karakter…

Më pëlqejnë njerëzit besnikë, këmbëngulës, me kritere, me karakter…

Më pëlqejnë njerëzit e përhedhur, të cilët nuk ke pse t’i shtysh, të cilëve nuk ke pse t’u thuash të bëjnë gjëra, sepse dinë çfarë duhet bërë dhe e bëjnë. Nga Mario Benedeti Më pëlqejnë njerëzit që i venë në jetë ëndrrat e tyre, derisa ato ëndrra bëhen realitet. Njerëzit që janë të aftë të marrin përsipër pasojat e veprimeve të tyre, njerëzit që rrezikojnë sigurinë për të pasigurtën, duke shkuar pas një ëndrre, të cilët i kapërcejnë këshillat e arsyeshme, se zgjidhjet duhet t’i lësh në duart e Zotit. Më pëlqejnë njerëzit që janë të drejtë me të tjerët dhe me vetveten, njerëzit që e çmojnë ditën e re dhe gjërat e mira që ekzistojnë në jetë, njerëzit që çdo orë jetojnë me qëllime...