Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Më parë e vras sesa …”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Albin Kurtit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Prokuroria ka identifikuar të dyshuarit me iniciale, F.K dhe N.S. Sipas saj, ata dyshohet se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit. Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në Facebook se as ai dhe as avokati i tij nuk janë informuar se ndaj tij është ngritur një aktakuzë, por shtoi se “mezi pret” që të...