Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më parë e vras Kurtin sesa iki nga Kosova”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave që kërcënuan kryeministrin
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një personi tjetër N.S. për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. “Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Klinaku, me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social “Facebook”, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në njoftimin e prokurorisë....